“A I TËRHEQIN DJEMTË SHQIPTARË VAJZAT PLOT ME MUSKUJ?”/ Bodybuilder-ja i jep fund enigmës – AlpeGossip
“A I TËRHEQIN DJEMTË SHQIPTARË VAJZAT PLOT ME MUSKUJ?”/ Bodybuilder-ja i jep fund enigmës

“A I TËRHEQIN DJEMTË SHQIPTARË VAJZAT PLOT ME MUSKUJ?”/ Bodybuilder-ja i jep fund enigmës

Holta Pilz është një bodybuilder-e mjaft e famshme në Shqipëri, e cila 3 vite më parë nuk kishte asnjë lidhje me muskujt e tonifikuar.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ajo tregoi se ka fituar vendin e tretë në botë për bodybuilder.

Mirëpo a tërhiqen meshkujt shqiptarë nga femrat bodybuilder dhe plot muskuj?

Sipas Pilz, është krejtësisht e pamundur që meshkujt shqiptar të pëlqejnë vajzat bodybuilder, pasi i konsiderojnë si shumë  “burrërore”.

“Djemtë shqiptare i paragjykojnë të tilla sporte dhe i cilësojnë gocat si burra. Por nëse mua më sheh në atë lloj mënyrë, edhe unë nuk kam dëshirë të dal me një mashkull që është si femër” – tregoi Holta.

Gjatë emisionit, Pilz nuk nguroi të pyeste drejtuesin e emisionit Arian Çani nëse ishte kurioz ta prekte. Çani i gatshëm, u ngrit menjëherë dhe preku në të pasme bodybuilder-en.

“Do prekësh diçka që do të them unë. Do prekësh muskulin gluteus maximus, pjesa muskulare e vitheve.”  – u shpreh Holta.

“Zonja dhe zotërinj kemi një moment shkencor, nuk është ashtu si mendoni ju.  Nuk preket fare nuk shtypet. Si me qenë hekur, ti prek lëkurën, por poshtë është një gjë e fortë si me qenë beton.” – tha Arian Çani.