PAS PUTHJEVE DHE DARKAVE ROMANTIKE ME MODELEN ITALIANE/ Rrëfehet Robert Berisha: Nuk kemi… – AlpeGossip
PAS PUTHJEVE DHE DARKAVE ROMANTIKE ME MODELEN ITALIANE/ Rrëfehet Robert Berisha: Nuk kemi…

PAS PUTHJEVE DHE DARKAVE ROMANTIKE ME MODELEN ITALIANE/ Rrëfehet Robert Berisha: Nuk kemi…

Disa javë më parë, Robert Berisha ishte kryefjala e mediave rozë. Kudo shkruhej se ai kishte nisur një lidhje të re me modelen seksi italiane, Maria Bove. E gjithë kjo nisi pasi Roberti publikoi një video me të, ku ata të dy shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe më pas modelja i vuri vulën dyshimeve për një lidhje pasi postoi në rrjete sociale një video duke shkëmbyer puthje në buzë me këngëtarin.

Më vonë modelja publikoi dhe video të tjera, që na bënë të besonim se ata kishin nisur një lidhje të vërtetë me njëri-tjetrin. Në njërën nga videot Roberti shihej duke i fërkuar asaj këmbët, ndërsa në një tjetër shfaqeshin afër njëri-tjetrit teksa këngëtari bënte shprehje të ndryshme në fytyrë.

Së fundmi, Robert Berisha ka qenë i ftuar në “E Diell”, dhe reaguar për herë të parë ku ka mohuar të ketë pasur diçka më shumë mes tyre.

Ai ka rrëfyer se ka qenë një puthje miqsh dhe se nuk ka ndodhur asgjë më shumë.

“Nuk kam pasur asgjë me të, kemi qenë miq dhe vazhdojmë të jemi miq. Ajo ishte me punë në Kosovë, ishte thjesht një puthje asgjë më shumë”, u shpreh Berisha.

Këngëtari tregoi se aktualisht është beqar dhe se është fokusuar tek karriera e tij.

Kujtojmë se më herët këtë gjë e ka konfirmoi edhe vetë Maria Bove.

Ajo zhvilloi një “intervistë virtuale” me ndjekësit e saj në Instagram dhe të gjithë e kanë pyetur nëse mes saj dhe Robertit ka një romancë.

“Isha e sigurt se kjo ishte pyetja e parë. Jo njerëz unë dhe Roberti nuk jemi bashkë”, është përgjigjur modelja italiane.