Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa, se fundmi ka ndryshuar look-un e tij. Ai ka zgjatur disi flokët dhe ka rritur pak mjekrën. Me këto ndryshime të bëra ai ka gjetur dhe sozinë e tij.
Saksofonisti Brikel Guga duket tashmë si të jetë binjak me Elvisin. Aktori ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit dhe të shumtë janë personat që kanë vënë re ngjashmërinë mes tyrë.
Në foton në fjalë, Brikeli ka komentuar duke i thënë “Jam unë apo ti?”. “Je ti po ngjan si unë”, është përgjigjur Elvisi me të qeshura. Në bisedën e tyre virtuale kanë ndërhyrë dhe fansat të cilët janë hutuar duke mos e kuptuar se kush është në të vërtetë në foto, aq të ngjashëm duken.