”TË KA BËRË TË PASUR GAZETARIA?” Jonida Shehu i përgjigjet pyetjes: Po tallesh ti tani… (VIDEO) – AlpeGossip
”TË KA BËRË TË PASUR GAZETARIA?” Jonida Shehu i përgjigjet pyetjes: Po tallesh ti tani… (VIDEO)

”TË KA BËRË TË PASUR GAZETARIA?” Jonida Shehu i përgjigjet pyetjes: Po tallesh ti tani… (VIDEO)

Moderatorja e njohur Jonida Shehu, e cila drejton emisionin ‘Soiree’ në ekranin e ‘Top Channel’, ishte ditën e djeshme e ftuar në emisionin  “Rreze Dielli” në “Report Tv”. Ajo ka folur për karrierën e saj  17-vjeçare në television.

Jonida ka folur për rrugëtimin e saj të vështirë por njëkohësisht të bukur. Moderatorja është pyetur gjerë e gjatë rreth profesionit të saj si gazetare dhe mes të tjerash i është drejtuar pyetja: ‘Të ka bërë të pasur gazetaria?’

Ajo është përgjigjur se paguhet shumë mirë nga ç’mund të paguhen profesionistë të tjerë.  “Po tallesh ti tani…Ne paguhemi shumë mirë në krahasim me çfarë mund të paguhen profesionistë të tjerë. Ndonjëherë kjo gjëja mund t’i duket disave dhe e padrejtë. Por televizioni ka shumë kosto. Ka kosto mirëmbajtje, kosto tangërlliku. Në televizion, në Shqipëri, sidomos për një person që del në televizion nuk paguan asnjë pronar, asnjë producent aq sa është kostoja reale e një njeriu për të dalë në ekran”, është shprehur Jonida gjatë intervistës.