“JEMI GJITHMONË ME JU”/ Finalistët e “Big Brother VIP” bëjnë urimin e veçantë për Pavarësinë e Kosovës – AlpeGossip
“JEMI GJITHMONË ME JU”/ Finalistët e “Big Brother VIP” bëjnë urimin e veçantë për Pavarësinë e Kosovës

“JEMI GJITHMONË ME JU”/ Finalistët e “Big Brother VIP” bëjnë urimin e veçantë për Pavarësinë e Kosovës

Finalistët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP” kanë bërë urimin e tyre për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.Donald Veshaj, Ilir Shaqiri dhe Beniada Nishani, janë vendosur përballe një kamere të shtëpisë dhe kanë bërë urimin e veçantë për të gjithë Shqiptarët.

“Urime pavarësisë, urime Kosovë, gëzuar nga 3 banorët, duhet të ishte dhe Einxhel por meqenëse ka kaluar ora 12 po flen. Ju urojmë nga zemra të gjithë të mirat e Kosovës, jemi gjithmonë me ju dhe iu duam shumë”, u shprehen ata.

Gjithashtu banorët kanë menduar të bëjnë një festë të vogël në shtëpinë e ‘BBVIP” ku i kanë kërkuar vëllait të madh disa gjëra për t’i krijuar finalistëve një atmosferë festive.

“Nesër do të bëjmë një festë shumë të bukur kemi kërkuar disa gjëra që na duhet t’i kemi në dispozicion për të krijuar një atmosferë sa më festive dhe për të qenë afër jush m zemrat tona”-përfundoi Donaldi.

Rikujtojmë se finalja e madhe e “Big Brother VIP” do të mbahet ditën e premte me 18 shkurt ku pritet të ketë surpriza. Duket se katër finalistët gëzojnë simpati të madhe te publiku dhe parashikimi i fituesit është i vështirë. Në promon e finales të publikuar, u paralajmëruan shumë surpriza teksa moderatorja Arbana Osmani tha se do jetë një finale si asnjëherë më parë.