E BIJA I DEDIKOI KËNGË/ Iliri nuk i mban dot lotët (VIDEO) – AlpeGossip
E BIJA I DEDIKOI KËNGË/ Iliri nuk i mban dot lotët (VIDEO)

E BIJA I DEDIKOI KËNGË/ Iliri nuk i mban dot lotët (VIDEO)

Finalisti i “Big Brother VIP Albania”, Ilir Shaqiri, mësoi dje se vajza e tij, Emily, kishte bërë një këngë të re dhe ishte dedikim për të.

Kur brenda shtëpisë është vendosur kënga më e re e vajzës së tij, balerini i njohur shpërtheu në lot. Kjo surprizë e bukur e emocionoi aq shumë saqë nuk u përmbajt, madje edhe Einxhel dhe Beniada u emocionuan shumë.

VIDEO

“U këputa fare”, u shpreh Iliri, teksa Beniada i qëndronte afër dhe e përqafonte.

Madje edhe mëngjesin e sotëm kur e ridëgjoi këngën e së bijë, Iliri nuk u mbajti dot lotët.