Faton Shoshi e konfirmon takimin me Erën, ja pse u takuam… – AlpeGossip
Faton Shoshi e konfirmon takimin me Erën, ja pse u takuam…

Faton Shoshi e konfirmon takimin me Erën, ja pse u takuam…

Ish menaxheri i Era Istrefit në një intervistë në NIN të Alaudin Hamitit në Klan Kosova, e ka konfirmuar takimin me Era Istrefin në një restorant në Prishtinë
Gazeta Express kishte raportuar për këtë takim të parët, kurse Faton Shoshi e ka konfirmuar takimin në këtë intervistë në NIN.

“Po jemi takuar. Ne edhe në fillim kemi thënë se do të mbesim miq dhe se unë nuk do ta pengojë në punën e saj. Ne jemi miq dhe jemi takuar”, ka thënë Shoshi.

Ai po ashtu ka folur edhe për ndonjë rikthim të Erës në kompaninë e tij “Nesër”.

“Nuk e kam menduar”, ka thënë Shoshi.

Fatoni kishte punuar si menaxher i Erës në kohën kur ajo mori famë edhe ndërkombëtare.

Por, pas këngës “I Love Yous” ata ishin prishur, duke shkëputur kontratën me Nesër dhe duke i dhënë fund edhe lidhjes se tij me Erën, që ishte disa vjeçare.