“E KAM BEZDISUR…”/ Tea zbulon çfarë i tha Kiara për nominimin: I janë errur sytë – AlpeGossip
“E KAM BEZDISUR…”/ Tea zbulon çfarë i tha Kiara për nominimin: I janë errur sytë

“E KAM BEZDISUR…”/ Tea zbulon çfarë i tha Kiara për nominimin: I janë errur sytë

Teksa qëndronte jashtë në oborr me Dea Mishel, Tea Trifoni ka treguar se çfarë i kishte thënë Kiara Tito në lidhje me nominim që bëri të martën.

Sipas ish-konkurrentes së “Për’puthen”, moderatorja i kishte thënë se arsyeja pse e dërgoi atë në nominim ishte për shkak se ajo i përket grupit të Olta Gixharit, dhe se i duket lojtare më e fortë se Kristi.

Ajo i tha Deas se Kiara i kishte përmendur edhe “trekëndëshin” e famshëm dhe i kishte thënë që e ka bezdisur atë me këtë situatë të krijuar.

Sipas Teas, e cila citonte fjalët e Kiarës, kjo situatë ka ardhur si pasojë e mashtrimeve të saj.

Tea u shpreh se nuk e kundërshtoi Kiarën dhe se një njeri që mendon në atë mënyrë, i janë errësuar sytë nga dashuria.

Pjesë nga biseda:

Tea: Më tha që e kam bezdisur me këto gjërat, me këtë trekëndëshin

Dea: Vërtetë?

Tea: Po

Dea: E ke bezdisur

Tea: Domethënë ajo ka mendimin, po nga kush u sollën këto gjëra. Po ti, nga mashtrimet që bëje kështu, më tha. Nuk e kundërshtova.

Dea: Ti më mek kur thua nuk e kundërshtova

Tea: Nuk e kundërshtova. Po ça t’i thoja një personi që mendon ashtu. Zemra i janë errur sytë

Dea: Po ata vetë të ngacmonin

Tea: Mendon se e kam bërë unë situatën të dukej ashtu