DOLI NGA “BIG BROTHER”/ Kledi zbulon objektin e të dashurës që mbante brenda shtëpisë (FOTO) – AlpeGossip
DOLI NGA “BIG BROTHER”/ Kledi zbulon objektin e të dashurës që mbante brenda shtëpisë (FOTO)

DOLI NGA “BIG BROTHER”/ Kledi zbulon objektin e të dashurës që mbante brenda shtëpisë (FOTO)

Kledi Hysa, i eliminuari i fundit nga Big Brother VIP i habiti të gjithë kur shprehu pëlqimin për Beatrix Ramosaj ndërsa jashtë ishte i lidhur me një vajzë, me të cilën bashkëjetonte prej 6 vitesh.

Ditën e sotme në Fan Club ka zbuluar për herë të parë se mbante gjithmonë byzylykun e saj për t’i dhënë një mesazh të qartë. Ndërsa tregoi se kanë folur por nuk dha detaje se si ka qenë biseda mes tij dhe Haulës.

Kledi: Dua të them diçka që asnjë nuk e ka kuptuar akoma dhe dua ta them tani. Kjo (tregon byzylykun) është e Haulës. Këtë ma ka dhënë ajo. Mbase kam fjalë që nuk kanë dalë siç kam dashur unë dhe çdo live show e kam pasur. Që ajo ta dijë sinjalin. Asnjë sekondë nuk kam qenë i mërzitur. Unë kam qenë i pastër dhe Haula e di.