PO FILMONTE VIDEO ME SHPEJTËSI 258 KILOMETRA/ Gjiko rrëfen aksidentin e frikshëm: Kemi “fluturuar”… – AlpeGossip
PO FILMONTE VIDEO ME SHPEJTËSI 258 KILOMETRA/ Gjiko rrëfen aksidentin e frikshëm: Kemi “fluturuar”…

PO FILMONTE VIDEO ME SHPEJTËSI 258 KILOMETRA/ Gjiko rrëfen aksidentin e frikshëm: Kemi “fluturuar”…

Reperi i njohur, Gjiko, ka zbuluar së fundmi pesë datat më të rëndësishme të jetës së tij. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Prive”, ai përmendi gushtin e vitit 2017. Në këtë datë, Gjiko ka shpëtuar për fije të perit gjatë një aksidenti të frikshëm.

Reperi tregoi se ishte rrugës për në Shëngjin me stafin e tij, kur ka ndodhur aksidenit që fatmirësisht të gjithë kanë shpëtuar pa lëndime. Vetëm makinat ishin shkatërruar.

“Ai ka qenë duke vozitur edhe ka qene fiks 258 kilometra në orë [në tunel], edhe unë ia kam vendosur telefonin te fytyra sepse doja të incizoja, edhe ai nuk ka pasur shikueshmëri të mirë …por nuk është ajo se pse ka ndodhur aksidenti. Aksidenti ka ndodhur sepse në korsinë tjetër ka qenë një veturë-marimangë me timon anglez, që nuk ka më së pari të drejtë ta vozitë atë veturë te ne sepse nuk është e bërë për këtu dhe ka qene duke e vozitur një djalë 18 vjeçar, edhe ai vetëm na është futur në korsi dhe sot e asaj dite nuk e di se pse është futur në korsi, sepse nuk ka pasur veturë përpara as anash, ai veç është futur edhe aty kemi ‘fluturuar’ në plot kuptimin e fjalës”, ka rrëfyer Gjiko.