I PUBLIKUAN BISEDËN ME BJONDEN/ Reagon Roberti: Ça ka të keqe o llokum… (FOTO) – AlpeGossip
I PUBLIKUAN BISEDËN ME BJONDEN/ Reagon Roberti: Ça ka të keqe o llokum… (FOTO)

I PUBLIKUAN BISEDËN ME BJONDEN/ Reagon Roberti: Ça ka të keqe o llokum… (FOTO)

Që nga momenti kur lajmëroi ndarjen nga këngëtarja Nora Istrefi, Robert Berisha ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Vetëm së fundmi, një koment i bërë nga një fanse është bërë tematikë e ditës në jetën e tij.

Fansja në fjalë, një vajzë bionde, i bëri një kompliment dhe Roberti në formë mirësjelljeje e ka falenderuar duke i kthyer përgjigje e më pas e ka ndarë në Instastoryn e tij.

Duke qenë se tani është beqar komentet dhe veprimet e tilla nuk mund të kalojnë pa marrë vëmendje dhe kjo është pikërisht arsyeja pse mediat kanë shkruar për të. Mirëpo Robertit nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe ka reaguar përmes një postimi të bërë në Instagram. Ai ka shkruar se nuk ka asgjë të keqe të falenderosh fansat për komplimentet që bëjnë. Më pas dhe vetë fansja i ka kërkuar ndjesë duke u shprehur se nuk mendonte se komplimenti i saj do t’i hapte kaq shumë punë.