Moderatorja bukuroshe Einxhel Shkira ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Shqipëria ime” në një lidhje direkte. Ajo ka folur rreth temës “Çfarë i bën kaq seksi futbollistët? Fiziku apo paratë?”.
Gjatë emisionit, janë përmendur të gjithë futbollistët “Don Zhuanë”, mes të cilëve u tha dhe emri i Bekim Balajt. Ai dhe Einxhel vite më parë kanë qenë në një lidhje e cila nuk përfundoi shumë paqësisht. “Një tjetër Don Zhuan i kombëtares është Bekim Balaj, i cili jo rrallëherë është bërë pjesë e lajmeve rozë. Nga njëra vajzë e showbizit në tjetrën, duket të ketë fat në lojë por jo në dashuri”, u tha në studio, fjalë këto që e vunë në siklet moderatoren.
Einxhel është pyetur nëse ka pasur lidhje me ndonjë futbollist (duke qenë se ajo nuk ka pranuar asnjëherë diçka konkrete). “Mua të them të drejtën, duke qenë se kjo pyetje është bërë shumë herë dhe përgjigjja ime është shumë e dëgjuar, po mua më pëlqen sporti në përgjithësi, më pëlqejnë njerëzit sportivë, një mashkull me fizik të mirë i tërheq të gjithë, dhe puna që bëjnë është shumë interesante po ashtu”, u shpreh Einxhel.
Pas emisionit, moderatorja ka reaguar ashpër dhe njëkohësisht e prekur me anë të një postimi në Instastory, teksa shprehet se nuk ishte në dijeni të temës së trajtuar në emision.
“Pranova të shkoja në atë emision sot sepse m’u prezantua një temë komplet tjetër, që supozohej lidhej me emisionin tim dhe eksperiencën e re në këtë fushë…Totalisht e papërgatitur dhe jashtë dijenisë time për temën që realisht do trajtohej! Tentativa të tilla për të vënë pabesisht në situatë të padëshiruar dikë janë tepër të ulëta dhe totalisht dashakeqe! Gëzoni me dy tre tituj lajmesh ishalla ua kam zbukuruar ditën”, është shprehur Einxhel.