“BIG BROTHER VIP DO TA FITOJ…”/ Fationi zbulon pse refuzoi ftesën për t’u bërë pjesë e shtëpisë – AlpeGossip
“BIG BROTHER VIP DO TA FITOJ…”/ Fationi zbulon pse refuzoi ftesën për t’u bërë pjesë e shtëpisë

“BIG BROTHER VIP DO TA FITOJ…”/ Fationi zbulon pse refuzoi ftesën për t’u bërë pjesë e shtëpisë

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku përveç lojërave të bëra për Halloween, ai komentoi edhe reality show-n “Big Brother VIP”.

Fationi zbuloi se i kishin thënë që të bëhej pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri, 3 muaj para se të niste, po e kishte refuzuar.

“Mora ftesë 3 muaj para se të niste. Por duke njohur veten vendosa që të refuzoj. Je në shtëpi e bashkëjeton me ndonjë shok, e ka intriga. E kuptoj shumë mirë se pse ka shpërthyer Fifi ashtu. Dashur pa dashur gabon dhe kur nuk do. E mirëkuptoj atë. Ajo është shpirt i lirë, e tani është e mbyllur. Unë jam tip që nuk rri dot në një vend. Jam shumë emocional, edhe pse dukem shumë i fortë”, tha Fationi, i cili edhe njëherë hodhi poshtë fjalët se mes tij dhe këngëtares së njohur ka pasur një lidhje dashurie.

Ndërsa i pyetur se kush mendon se është banori se mund të fitojë “Big Brother VIP”, Kuqari tha emrin e Donaldit.

“Besoj se do fitojë Donaldi, nuk e njoh personalisht, por mendoj se ai do të fitojë. Iliri mund të jetë shumë i mirë, por ne lidhemi shumë me personazhet. E shoh këtë edhe te vetja. Donaldi është i dashur nga të rinjtë, është i momentit”, tha ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

Ndërsa duke folur për vajzat e reja që hynë të martën në shtëpinë më të famshme, Fationi tha se nuk do lidhej me asnjërën prej tyre.