Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fatma Methasani ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit. Ajo i ka pyetur rreth nepsit të shtatzënisë dhe është çmendur nga përgjigjja e njërës prej tyre.
“Dhe unë kur isha shtatzënë me Alfion (djalin tim domthënë) vdisja për turshi”, i ka shkruar ndjekësja.
Fatma ka treguar se i është dashur ta lexojë dy herë përgjigjen e saj, për ta kuptuar që e kishte fjalën për të birin dhe jo për partnerin e saj, dhe më pas është qetësuar. “Qyqyjaaaa këtë përgjigje e lexova dy herë! Pastaj u qetësova”, ka replikuar ajo, teksa ka publikuar dhe një foto me Alfion.