VOTOI OLTËN SI LIDERE/ Valbona sqarohet me Luizin: Je personi i fundit që mund… – AlpeGossip
VOTOI OLTËN SI LIDERE/ Valbona sqarohet me Luizin: Je personi i fundit që mund…

VOTOI OLTËN SI LIDERE/ Valbona sqarohet me Luizin: Je personi i fundit që mund…

Vendimi i Valbona Memës për të zgjedhur Olta Gixharin lidere të shtëpisë, preku dhe nervozoi shumë Luiz Ejllin. Dihet që ai dhe aktorja janë kundërshtarë të fortë në lojë, për këtë arsye, këngëtari nuk dëshiron që ajo të ketë asnjë avantazh.

Fakti që vota u dha nga Valbona, e cila është një prej “mikeve” më të afërta të Luizit në shtëpi, e ka mërzitur shumë atë. Për këtë arsye, votimi për liderin e shtëpisë u shoqërua me shumë debat mes atyre të dyve ditën e djeshme.

Valbona nuk po e përballonte dot “presionin” dhe shkoi të shtrihet në krevat. Luizi u ul pranë saj dhe u përpoq që ata të sqaroheshin.

Ai i tha Valbonës që ajo nuk ka bërë ndonjë gjë që të ketë frikë të përballet me të, por thjesht donte që t’i shpjegonte arsyen që pse e votoi Oltën.

Valbona i tha Luizit se ai është personi i fundit në shtëpi, që ajo mund të godiste dhe se zgjedhja e saj ishte pa asnjë qëllim të keq.