“NUK NDIHESHA REHAT, NUK KISHTE…”/ Stela zhgënjehet nga takimi me Armandon dhe ia pret shkurt (FOTO) – AlpeGossip
“NUK NDIHESHA REHAT, NUK KISHTE…”/ Stela zhgënjehet nga takimi me Armandon dhe ia pret shkurt (FOTO)

“NUK NDIHESHA REHAT, NUK KISHTE…”/ Stela zhgënjehet nga takimi me Armandon dhe ia pret shkurt (FOTO)

Në puntatën e sotme të ‘Përputhen +40’ u transmetua takimi i Armandos dhe Stelës. Mirëpo, kjo e fundit nuk u ndje aspak rehat dhe kërkoi disa herë që të mbyllej takimi.

Armando e pyeti rreth ish-bashkëshortit, për familjen dhe ndryshe nga Stela, tha se nuk e pi alkoolin. Kur takimi i tyre u diskutua në studio, Stela u shpreh se Armando ishte posesiv gjatë takimit dhe e kishte bërë të ndihej në siklet.

“Isha pak në pozitë, ishte pak posesiv me pyetjet që bënte. Mendoj se nuk është i ëmbël sa duket. Të them të drejtën, nuk u ndjeva rehat në takim. Ishte mënyra që nuk e donte alkoolin fare, nuk e donte gotën fare. Ishte mënyra si sillej, sa më dukej sikur çdo gjë që bëja unë ishte gabim për Armandon. Nuk ndihesha rehat, nuk kishte energji pozitive, nuk isha vetja. Nuk ishte ai ambienti i bukur që prisja që të ishte. M’u prish që kur filloi të pyeste për ish-bashkëshortin, gocën”, tha ajo.

Deklarata e saj u mor si refuzim nga Armando, i cili nuk e priti aspak mirë. “E shikoj si refuzim nga ana jote dhe nuk e di ku gabova”, tha ai.