MBRETIN E MAROKUT E ZË GJUMI KRAH MELANIA TRUMP/ Kjo VIDEO po bën xhiron e rrjetit – AlpeGossip
MBRETIN E MAROKUT E ZË GJUMI KRAH MELANIA TRUMP/ Kjo VIDEO po bën xhiron e rrjetit

MBRETIN E MAROKUT E ZË GJUMI KRAH MELANIA TRUMP/ Kjo VIDEO po bën xhiron e rrjetit

Rreth 70 udhëheqës botërorë, përfshi presidentët amerikanë dhe rusë, Donald Trump e Vladimir Putin, morën pjesën në ceremoninë e  100-vjetorit të  Armëpushimit të vitit 1918 në kryeqytetin francez, ditën e dielë.

Mirëpo, një moment gjatë ceremonisë ka tërhequr vëmendjen e shikuesve duke e kthyer videon virale në rrjetet sociale.

Në klipin e publikuar, Mbreti Mohammed VI shfaqet duke fjetur gjumë, gjatë fjalës së presidentit francez Emmanuel Macron, ku kujtonte të vrarët e Luftës së Parë Botërore.

Por qershia mbi tortë, është vështrimi që Donald Trump i hedh mbretit. “Dailymail” raporton se Donald Trump nuk dukej shumë i lumtur kur pa se Mbreti i Morocco-s nuk po i kushtonte rëndësi ceremonisë dhe po flinte krah së shoqes së tij, Melanie Trump.