"KËNGËT JANË GATI, POR..."/ Anxhelina na tregon arsyen e fortë se përse nuk publikon projektet e reja - AlpeGossip
“KËNGËT JANË GATI, POR…”/ Anxhelina na tregon arsyen e fortë se përse nuk publikon projektet e reja

“KËNGËT JANË GATI, POR…”/ Anxhelina na tregon arsyen e fortë se përse nuk publikon projektet e reja

Në fillim të kësaj jave, në Pallatin e Brigadave u mbajt ODA, e organizuar nga Ministria e Turizmit me qëllim promovimin e vendit.

Një nga të ftuarat e këtij eventi ishte edhe Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e Albërie Hadërgjonaj, e cila në një bisedë për gazetarin e Lart e Poshtë, Andi Vrapi, ka treguar arsyen pse nuk po publikon këngë të reja.

“Këngët janë gati, janë regjistruar, janë bërë klipet, por kur të vijë momenti se jane këngë kështu, për dashuri, për dhimbje…”, – ka treguar Anxhelina.

Ndërkohë, e pyetur nga gazetari nëse po pret princin e kaltër për publikimin e këngëve, Anxhelina është përgjigjur me humor: “Po, po pres princin e kaltër”.

Epo, i bëjmë thirrje princit të vijë sa më shpejt!