TRENDI MË I RI I KOZMETIKËS QUHET “SY DHELPËR”/ A do të paguaje ti këtë shifër për t’u dukur si Bella apo Kendall? (FOTO) – AlpeGossip
TRENDI MË I RI I KOZMETIKËS QUHET “SY DHELPËR”/ A do të paguaje ti këtë shifër për t’u dukur si Bella apo Kendall? (FOTO)

TRENDI MË I RI I KOZMETIKËS QUHET “SY DHELPËR”/ A do të paguaje ti këtë shifër për t’u dukur si Bella apo Kendall? (FOTO)

Një mjek kozmetike ka zbuluar trendin më të ri të ndërhyrjeve estetike të përqafuar nga të famshmet dhe jo vetëm, që nuk ka lidhje me kirurgjinë.

“Sytë si dhelpër”, quhet ky trajtim që zgjat vetëm 30 minuta si procedurë dhe realizohet duke ngritur vetullën dhe tërhequr syrin.

Trajtimi kushton 500 paund dhe realizohet përmes disa qepjeve për të krijuar sy në formë bajame me një bisht të ngritur.

Ky trajtim ka për qëllim t’u japë grave një ngritje të kapakut të sipërm të syrit pa ndërhyrje kirurgjikale dhe zgjat vetëm gjysmë ore. Syri shërohet plotësisht në më pak sesa dy javë.

Duke folur për Daily Mail, Dr. Saleki zbuloi se shumë prej klienteve të saj janë gra në karrierë që kërkojnë të kenë sy rinorë si të famshmet Kylie, Kendall Jenner apo Bella Hadid.

Si kryet procedura?

Procedura në vetvete përfshin kryerjen e një injeksioni lokal anestezik mbi vetull dhe futjen e një fijeje Polydioxanone nën lëkurë përmes një shpimi të vetëm me gjilpërë.

Fija do të shpërndahet me efekte minimale anësore. Lëkura dhe shenja e gjilpërës do të shërohet plotësisht gjatë 3-10 ditëve të ardhshme duke lënë pas një ngritje natyrale të vetullës. Kjo ndërhyrje zgjat deri në një vit dhe mund të kushtojë nga 500 deri në 700 paund.

Fija Polydioxanone me gjilpërë që futet nën lëkurë: