EKSKLUZIVE/ Moderatorja Alma Çelaj rrëfen projektin e saj të ri dhe televizionin ku pritet ta shohim këtë sezon (INTERVISTA) – AlpeGossip
EKSKLUZIVE/ Moderatorja Alma Çelaj rrëfen projektin e saj të ri dhe televizionin ku pritet ta shohim këtë sezon (INTERVISTA)

EKSKLUZIVE/ Moderatorja Alma Çelaj rrëfen projektin e saj të ri dhe televizionin ku pritet ta shohim këtë sezon (INTERVISTA)

Alma Celaj moderatorja bukuroshe shqiptare përveç talentit në gazetari dhe prezantim tashmë ka nisur dhe një rrugëtim tjetër tepër interesant.

Bëhet fjalë për një biznes të ri të quajtur ”Cherry by Alma” dhe konsiston në fushën e veshjeve dhe modës. Moderatorja bukuroshe i është futur tashmë dhe kësaj rruge të cilën e ka me shumë pasion.

Përveç biznesit të ri, duket se Almën e presin projekte e zhvillime të reja në aspektin e moderimit.

Për më tepër, zbuloni në intervistën që AlpeGossip.al ka siguruar për ju.

Intervista

1.Ne lidhje me biznesin e ri qe keni nisur, çfarë lloj biznesi është?

 “Cherry by Alma” është një markë e re shqiptare veshjesh që synon ti sjelli tregut shqiptar më teper cilësi e seriozitet në blerjen online. Jemi vetëm online si fillim pasi gjithë shoqëria ka zgjedhur që ti plotësojë nevojat si konsumator në hapsirën virtuale dhe ne zgjodhëm po të njëjtën hapsirë me ta.

 2. Si te erdhi si ide dhe nga u frymëzove?

Vitin e kaluar unë pata fatin të punoj në një projekt mode dhe vetë puna më njohu me stilistë nga gjithë trevat shqiptare. Me shumë prej tyre zura miqësi dhe një ndër to por më e veçanta do thoja, Migena Elezi Merjo, mu bë siç e quajmë njëra tjetrën tani, “mike zemre”.

Migena është në fakt një stiliste e mirënjohur në tregun vendas dhe eksperienca e saj, finesa në punime u bashkuan me ëndrrën time për të sjellë të një markë shqiptare në jetë, ose siç tha një mikja ime sapo u njoh me projektin, “një ëndërr e krijuar për ëndrra”…

 3.Do ti perkushtohesh tërësisht këtij projekti apo do të lesh vend dhe për gazetarinë?

Unë kam filluar të mendoj që njeriu e bën kohën nëse do. Aktualisht përpos “Cherry by Alma” që ka gjithë vëmendjen time dhe përkushtimin, është edhe viti ku unë po mbyll studimet Master për Shkenca Komunikimi.

E përpos këtyre, pasioni i cili tashmë është profesioni jetës, gazetaria, do të frymojë me projekte të reja në një media që me modesti them se do t’ju lumturojë të gjithëve.

 4.Çfarë planesh ke në fushën e moderimit dhe televizionit?

Nga tetori unë jam pjesë e një media që do ta nisë rrugëtimin e saj shumë shpejt por duke qënë se e keni ndeshur logon në televizorët tuaj, dua ta zbuloj emrin. Jam zyrtarisht pjesë e familjes Premium Media e cila do të mbërrijë tek ju përmes Premium Channel dhe Radio Travel.

Do të kemi shumë supriza e mbi të gjitha do ti shtojmë ngjyra ekranit. Vetëm duhet të prisni edhe pak. Ah po do të jetë me mua aty edhe kolegu im, Erald Farruku.

 5. Për sa i perket biznesit tënd, ne drejtimin e tij do të jesh e vetme apo ke dhe bashkëpunetorë të tjerë?

Siç edhe ju referova dhe mësipër “Cherry by Alma” është fryt i një miqësie shumë të mirë, si ajo e imja me Migenën, të cilës i jam falenderuese për punën fantastike dhe super talentin që ka.

Përgatiti AlpeGossip.al