“TREMBEN” TURKËT/ Kivanç Tatlitug përfundon në spital, i bëjnë testin për Koronavirus - AlpeGossip
“TREMBEN” TURKËT/ Kivanç Tatlitug përfundon në spital, i bëjnë testin për Koronavirus

“TREMBEN” TURKËT/ Kivanç Tatlitug përfundon në spital, i bëjnë testin për Koronavirus

Kivanç Tatlitug ka shkuar në spital pasi kishte shfaqur simptoma të koronavirusit. Përmes postimeve në Twitter aktori ka treguar se kishte temperaturë të lartë dhe kollë. Ai po qëndronte me bashkëshorten në shtëpinë e tyre në pyll dhe nuk kishin patur kontakt me askënd. Pas shfaqjes së simptomave, Tatlitug ka shkuar në spital ku i është bërë testi për koronavirus.

Aktori u kërkoi fansave të mos shqetësohen për të pasi ndihet mirë dhe po priste përgjigjen e testit. Pak orë më vonë ai postoi një status ku i qetësoi fansat duke treguar se testi ka dalë negativ. Megjithatë mjekët kishin zbuluar se aktori kishte pneumoni dhe do të trajtohet për këtë. Tatlitug i falenderoi të gjithë për interesin e madh që treguan ndaj tij dhe veçanërisht profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

“Uroj që të shërohen të gjithë pacientët me Covid-19. Lutjet e mia janë për ju. Unë jam mirë tani. Faleminderit që u interesuat për mua”- shkruan aktori.