E gjithë vëmendja e mediave dhe fansave këto kohë ka qenë e drejtuar nga dyshja Mozzik dhe Loredana, për bashkimin e të cilëve ka trumpetuar shumë edhe publiku.
E kur detajet thonë se ata janë bashkë, vetë dy reperët nuk kanë folur asnjëherë publikisht, të thonë “PO” ose “JO”.
Në këtë mënyrë nuk mund të shpëtojnë pa u pyetur rreth tyre as familjarët, mes të cilëve edhe Getinjo. Disa muaj më parë ai ka komentuar në një postim të medias nga Kosova “Indeksonline”, ku shkruante:
“Qe t’ju kallxoj të shpisë se fort marak janë bo. Falemnderit shumë” – është shprehur Getinjo.
Mbrëmjen e sotme ai ishte i ftuar në “Shiko Kush luan”, ku u pyet gjatë lojës “Paintball” nëse lajmin e ribashkimit ua tregoi ai para njerëzve të shtëpisë apo ata e dinin para tij.
“Ata e kanë një vajzë bashkë dhe nuk mundet të rrinë kurrë të ndarë përjetë pasi vajza i bashkon. Tani të gjitha mediat e dinë të vërtetën.”, u shpreh Getinjo.
Më 25 nëntor u publikua pjesa e parë e dokumentarit të Loredanës. Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet. Duket se rikthimi në krahët e njëri-tjetrit ka ndodhur shumë kohë më parë por u zbulua vetëm tani.
Lori është një tip më ndryshe prej femrave të tjera. Kjo është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë.”- janë këto fjalët e Mozzik për reperen.
Në një pjesë të dokumentar ata shfaqen duke i bërë një tatuazh, Loredana në barkun e Mozzik dhe Mozzik në gishtin e Loredanës, një gjest tepër i veçantë. Po ashtu, në pjesë të tjera shohim se si Mozzik fshihet pas fotove që reperja ka publikuar në rrjetet sociale në kohë të ndryshme.
Dokumentari përmban pjesë edhe nga koha kur Loredana ishte shtatzënë dhe më pas kur sapo janë bërë prindër. Madje, disa ditë më parë u raportua se Mozzik dhe Loredana kanë nisur të bashkëjetojnë sërish në Gjermani. Nuk ka ende detaje se kur ka rinisur bashkëjetesa e tyre, por risjellim në vëmendje se gjatë karantinës Mozzik ishte në Kosovë.
Kujtojmë se Getinjo e Loredana nuk janë parë më bashkë pas ndarjes së saj nga Mozzik. Ata kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë dhe këtë e kanë reflektuar edhe në rrjetet sociale, por nuk e dimë se çfarë raportesh kanë tanimë.