“KUR NISA KËTË RRUGËTIM…”/ Pas Saimirit edhe Meri i dedikon fjalë zemre atij (FOTO) – AlpeGossip
“KUR NISA KËTË RRUGËTIM…”/ Pas Saimirit edhe Meri i dedikon fjalë zemre atij (FOTO)

“KUR NISA KËTË RRUGËTIM…”/ Pas Saimirit edhe Meri i dedikon fjalë zemre atij (FOTO)

Programi i dashurisë, “Love Story”, i transmetuar në TV Klan, u finalizua mbrëmjen e hënë, ku protagonisti i këtij formati, Saimiri bëri zgjedhjen e tij për Merin, si partneren e tij të ardhshme.

Saimiri e falenderoi Genardën publikisht për të gjithë momentet që kanë kaluar së bashku. Ai ndër të tjera i tha se nuk ka ndjenja për të dhe ato nuk mund t’i komandojë dot.

Genarda u duk e prekur nga vendimi i Saimirit dhe i uroj atij një rrugëtim të mbarë më Merin.

Ndërsa para se të surprizonte Merin me këtë vendim, Saimiri u shpreh për publikun se për të ka pasur më shumë se një pëlqim, që nga dita e parë që e ka parë, gjë që ai e ka shprehur dhe më parë.

Ndërkohë që në  rrjet po qarkullojnë hipoteza të ndryshme që vënë në dyshim dashurinë që ato kanë, Saimiri së fundmi ka publikuar një video me Merin dhe pas përfundimit të këtij programi.

Ai ka publikuar një video të shkëputur nga takimi romantik në Romë që zhvilloi për mbrëmjen e djeshme, të cilin e shoqëron në sfond me këngën “Grande Amore”. Së fundmi ai postoi foto me Merin, ku krahas së cilës shkruan:

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe mesazhet e pafundme, në këtë rrugëtim të “Love Story”! Jam mirënjohës për vëmendjen tuaj dhe ju uroj vetëm të mira.”

Pas Saimirit, e kishte radhën Meri t’i bënte një dedikim dashurie partnerit. Në llogarinë e saj në Instagram, Meri ka publikuar një foto me Saimirin, ndërsa krahas saj shkruan:

“Kur nisa kete rrugetim te njohjes me ty ne Love Story, nuk e mendoja se perfundimi do ishim une dhe ti! Mbase ishte e destinuar te njiheshim ne kete menyre dhe ndoshta fati ka rezervuar dicka te bukur per ne te dy! Ende me duket sikur jam ne enderr! Mendoj qe eshte nje nder gjerat me te bukura qe ndjenjat tona u bashkuan ne kete menyre ❤️