JU PËLQEN? Butrint Imeri gdhendi një tjetër tatuazh në trupin e tij me kuptimin domethënës (FOTO) – AlpeGossip
JU PËLQEN? Butrint Imeri gdhendi një tjetër tatuazh në trupin e tij me kuptimin domethënës (FOTO)

JU PËLQEN? Butrint Imeri gdhendi një tjetër tatuazh në trupin e tij me kuptimin domethënës (FOTO)

Duket se këngëtari Butrint Imeri dëshiron të përjetësojë shkrime apo imazhe në trupin e tij dhe është një fans i madh i tatuazheve.

Me shumë mundësi, pak nga pak ai do ta mbushë trupin me të tilla pasi s’vonoi shumë nga tatuazhi i fundit dhe ai realizoi një tjetër në trupin e tij.

Butrinti e ndau këtë moment me fansat e tij në InstaStory, duke publikuar foto nga studio e tatuazheve.

Siç duket në telefonin pranë tij, këngëtari ka kërkuar të realizojë imazhin e një luani të vogël me kurorë në kokë.

Me siguri domethënia e tatuazhit lidhet me vetë këngëtarin, pasi Butrinti është gjithashtu një artist i ri dhe po korr sukses të madh në muzikë.

Këngëtari numëron dhjetëra hite, është ndër artistët më të kërkuar në koncerte dhe sigurisht fanset e tij femra janë të panumërta.

Goxha sukses për një 24-vjeçar!