U THA SE KA PRISHUR MIQËSINË ME OLTA GIXHARIN/ Veprimi i Arbanës zbulon të vërtetën – AlpeGossip
U THA SE KA PRISHUR MIQËSINË ME OLTA GIXHARIN/ Veprimi i Arbanës zbulon të vërtetën

U THA SE KA PRISHUR MIQËSINË ME OLTA GIXHARIN/ Veprimi i Arbanës zbulon të vërtetën

Olta Gixhari do të bëhet së shpejti nënë për herë të dytë. Aktorja publikoi disa pamje nga festa ku zbuloi se do të bëhet me djalë.  Në festë morën pjesë shumë figura publike. Ndër të pranishmet atje ishte edhe Sara Hoxha, Xhemi Shehu etj., por ajo që ra në sy ishte mungesa e moderatores Arbana Osmani.

Dyshja kanë pasur një miqësi të ngushtë me njëra-tjetrën prej shumë vitesh dhe kaq u desh të nisin dyshimet se vajzat e kanë prishur miqësinë.

Megjithatë me veprimin e fundit Arbana i ka hedhur poshtë thashethemet. Ajo i ka komentuar Oltës në një nga postimet duke i shkruar se i duhet edhe një vajzë pas dy djemve.

“Jam dakord”, i përgjigjet Olta.