Më shumë se dy muaj më parë, trashëgimtarja e pasur e Top Channel Sara Hoxha dhe moderatori i njohur Ledion Liço kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në një ceremoni madhështore në liqenin e Comos Itali, për të cilën u fol gjatë në shtypin rozë. Çifti i të sapomartuarve do të riktheheshin në qendër të vëmendjes falë një interviste të pazakontë, që Ledioni vendosi t’i bënte Sarës duke zbuluar anë të panjohura të saj, por edhe detaje të marrëdhënies së tyre si për shembull aborti spontan i Sarës dhe vendimi për të patur London Noor. Dhe ndërkohë që muajt kalonin, natyrshëm lindte pyetja se ç’u bë me muajin e mjaltit e çiftit të sapomartuar. Sara u tregua e kujdesshme të mos publikonte asgjë, që të mund të ‘’zbulonte’’ ndonjë vendodhje të mundshme, të paktën deri më sot. Në një foto të postuar para pak orësh në Instagramin e saj ajo shfaqet me London Noor dhe shkruan : “Muaj mjalti i vonuar dhe s’mund ta linim pa e marrë”.
Sara gjithashtu ka përcaktuar vendodhjen e familjes së saj, një parajsë turistike e ishujve të largët Turks dhe Caicos dhe janë akomoduar në resortin super luksoze të quajtur Amanyara. Ndërkohë që të gjithë bëhemi gati për dimrin Sara, London dhe Ledioni shijojnë verën e pakohë.