RENATO MEKOLLI REAGON NDAJ SULMEVE NEGATIVE/ Sa për Teftën, kush është Tefta? – AlpeGossip
RENATO MEKOLLI REAGON NDAJ SULMEVE NEGATIVE/ Sa për Teftën, kush është Tefta?

RENATO MEKOLLI REAGON NDAJ SULMEVE NEGATIVE/ Sa për Teftën, kush është Tefta?

Dy javë më parë, në ekranin e Top Channel- it nisi formati “Hell’s Kitchen”, i cili shkaktoi reagime negative veçanërisht ndaj sjelljes së cilësuar si arrogante të shef Renato Mekollit.

Ky i fundit ka folur për “Revista Who” rreth çështjes në fjalë duke shpjeguar njëherë e mirë lëmshin “Hell’s Kitchen”. I pyetur rreth komenteve të njerëzve, Mekolli u përgjigj:

“Nuk është se nuk e prisja. E prisja me thënë të drejtën, por nuk është ky një format që unë e krijova vetë. Është një format amerikan, një patentë e blerë, në të cilën unë thjesht po bëj rolin tim, rolin e një shefi kuzhine që jep të gjithë argumentet e tij dhe të gjitha reagimet në kohë reale brenda, pasi çdo pjatë dhe çdo ushqim që kalon aty ka të bëjë me shëndetin e klientit dhe gjithçka duhet të jetë e kuruar në detaje. Dhe po përpiqemi të ndërtojmë një restorant të mirë, nuk po flasim për restorante që janë…”

Sipas tij, në restorantet e mira dhe ku shefat janë të çmendur pas punës së tyre, e bërtitura është mëse e zakonshme. Edhe thyerja e pjatave, madje më keq akoma.

Përsa i përket deklaratës së Zonjës Tefta, Renato shprehet:

“Zonja Tefta? Po kush është Zonja Tefta? Se Zonja Tefta me sa di unë nuk është shefe kuzhine, është një personazh televiziv, që krihet bukur, që vë make up-in bukur, që i ka thonjtë e lyer, me byzylykë dhe gatuan bashkë me prezantuesen ose nëpër restorante të tjera me njerëz të njohur. Në qoftë se e ke fjalën për Zonja Teftën, komente të tilla nuk më interesojnë aspak sepse Zonja Tefta nuk e di se çfarë do të ndodhë brenda në një kuzhinë, nuk e ka idenë dhe këta njerëz mua nuk më interesojnë. Patjetër që mua më bezdis kur thonë kemi shumë merak sesi do të jetë e ardhmja e atyre që e kanë pasion këtë gjë dhe nëse do ndikoj negativisht për studimin e tyre në kuzhinë. Nëse ne presim nga një reality show gatimi, – i cili të tregon se çfarë ndodh në një kuzhinë, tensionin, presionin për t’i bërë gjërat mirë dhe në kohë – që mos studiojnë për kuzhinë, atëherë më mirë mos shkojnë fare. Duhet të dinë dhe të jenë shumë të qartë të gjithë, që kjo gjë nuk është as shaka, as lojë. Ne kemi një problem shumë serioz që nuk ka profesionistë dhe duke qenë se nuk ka profesionistë, është bërë i gjithë ky lëmsh sa në çdo restorant që shkojmë themi që nuk hahet mirë. Patjetër që nuk hahet mirë, përderisa ne i përkëdhelim. Realiteti është ky që shikoni në “Top Channel” dhe në “Hell’s Kitchen”. Kujt i pëlqen le ta shikojë, kujt nuk i pëlqen të ndërrojë kanalin.”

Po kështu u përfol se Mekolli kopjonte dukshëm shefin e famshëm Gordon Ramsay. Çfarë tha ai për këtë?

“Ai dhe stafi i tij e kanë krijuar këtë patentë dhe si çdo patentë edhe kjo ka direktivat e saj, por nuk bëhët fjalë për kopje. Unë e kam ëndërruar gjithnjë që të vendosja kamerat në kuzhinë dhe të shikoja reagimet e të gjithëve. Nëse do të quhej kopjim atëherë i bie që edhe “Big Brother” është kopjim, edhe Arbana Osmani kopjon, edhe Alketa Vejsiu kopjon, edhe Vera Grabocka kopjon, edhe Adi Krasta kopjon, të gjithë kopjojnë. Është një patentë e blerë.”