SHPENZIME DHE UDHËTIME PAFUND/ Ja si e siguron jetën luksoze Linda Rei (FOTO) – AlpeGossip
SHPENZIME DHE UDHËTIME PAFUND/ Ja si e siguron jetën luksoze Linda Rei (FOTO)

SHPENZIME DHE UDHËTIME PAFUND/ Ja si e siguron jetën luksoze Linda Rei (FOTO)

Makeup artistja e njohur Linda Rei që në daljen e saj të parë në ekran u bë shumë e njohur për publikun shqiptar dhe është komentuar gjatë në media për jetën e saj private dhe fotot e ndryshme në rrjetet sociale.

Dalja e fundit në ekran e Lindës ishte në kohën kur ajo mori pjesë në spektaklin “Dance with me” ku dhe e la aventurën e saj në mes. Linda është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale ku dhe vazhdimisht publikon foto dhe video nga jeta e saj luksoze. Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Panorama Plus” ku ka zbuluar se si e siguron jetën që bën.

“Mendoj që çdo njeri, nëse do vërtet diçka, mund ta bëjë. Unë si arrita? Vështirë të gjykosh diçka që ke, sepse si çdo gjë, kur e ke e arrin. Në momentin që e ke humb vlerën dhe është ndryshe si e shohin nga jashtë. Mund të jem hipokrite, dhe të them nga vetvetja ose nga inteligjenca, por e vërteta është që bukuria hap çdo derë dhe shemb çdo mur. E them këtë sepse meshkujt nuk rriten kurrë, mbeten fëmijë dhe sa shohin një lodër të re dhe më të bukur se atë që kanë, bëjnë çmos për ta pasur. Por të arrish jetën e përrallave ose të pushimeve në Saint-Tropez është kollaj. Vështirë është të dish si të mos bëhesh kurrë lodra e vjetër. Por këtu pastaj hyn në punë mençuria, që me muret që shemb bukuria, mençuria ndërton kalatë.”, ka treguar ajo.