E LARGUAN NGA “PËR’PUTHEN”/ Ish-konkurrenti: Nuk na lejohej të benim reklama, ata që shajnë Olsën janë bukëshkelur – AlpeGossip
E LARGUAN NGA “PËR’PUTHEN”/ Ish-konkurrenti: Nuk na lejohej të benim reklama, ata që shajnë Olsën janë bukëshkelur

E LARGUAN NGA “PËR’PUTHEN”/ Ish-konkurrenti: Nuk na lejohej të benim reklama, ata që shajnë Olsën janë bukëshkelur

Redi Kastrati ishte për pak kohë konkurrent i sezonit të tretë të Për’puthen. Ai doli ne një takim me Arlidën (Tolën), por takimi nuk shkoj siç duhet. Sipas opinionistit dhe vetë Arlidës , Redi ishte shumë i ngurtë, ndërsa Redi nga ana tjetër ka thënë se kur një femër nuk shfaq interes nuk ka çfarë të dojë më shumë.

Pas dhënies së puntatës së djeshme ai ka reaguar, por çuditërisht nuk ka sharë askënd:

“Nuk shaj njeri unë. Përderisa u hoqa, nqs më ka hequr produksioni ashtu e ka menduar ajo se është më mirë. Ajo shikon interesat e programit, sepse dështon programi për faj të saj, e ka punë atë. Aty është si një biznes dhe çdokush e heq punëtorin që sipas tij nuk ka performancë.”,- rrëfeu Redi.

“Nuk jam bukëshkelur si ata vjet që i bëri Olsa të famshëm dhe dalin të shajnë më pas mbrapa krahëve.
E pikërisht ata, që kanë bërë live dhe reklama, kanë pasur shumë përfitime ekonomike dhe në fund janë bukëshkelur. Ne këtë radhë nuk na lejohej as live, as reklamat”,- rrëfeu ish-konkurrenti.

Në vend të Redit, Landit dhe Eklajdit hyri Artan Shaba, Meliku, shqiptari me origjinë turke dhe Doriani, djali që ka pasur sherrin me Erin.