4 gjërat që duhet të dish për partnerin para se të fejohesh – AlpeGossip
4 gjërat që duhet të dish për partnerin para se të fejohesh

4 gjërat që duhet të dish për partnerin para se të fejohesh

Lidhjet e dashurisë janë gjithmonë shumë të bukura e argëtuese derisa fillon të mendosh për hapa të mëtejshëm. Nëse fejesa është një fazë që po të afrohet dhe të ka futur në mendime, ka disa gjëra që duhet t’i dish paraprakisht për partnerin para se të vendosësh në gisht unazën e tij. Fatmirësisht, më poshtë janë disa pika që duhet të dish para se fejohesh me dikë.

Cilat janë qëllimet e tij në karrierë

Edhe të bashkuar, ju bëni një jetë krejtësisht të ndarë. Është mirë t’i jepni njëri-tjetrin hapësirën e domosdoshme për të pasur një raport të shëndetshëm, po njëkohësisht duhet të dish cilat janë planet e partnerit për të ardhmen profesionale. Shiko cilat janë qëllimet e tij në karrierë dhe si do t’i përdorë ato në raport me ty. Mbi të gjitha, ti duhet të jesh mbështetësja kryesore dhe më shumë emocionale. Ashtu si edhe ai për ty.

Koha kur dëshiron të bëjë fëmijë

Duhet të mendosh edhe për kohën se kur familja juaj do të zgjerohet pas martesës. Ky duhet të jetë hapi i radhës që duhet ta konsumoni me njëri-tjetrin për të shmangur konfliktet e mundshme që mund t’ju vijnë gjatë rrugës. Ju ndoshta nuk do të doni fëmijë në një çast kur po merreni me karrierën. Ajo që është me shumë rëndësi është që vizioni drejt këtij qëllimi duhet të jetë i përbashkët.

 

Si e menaxhon stresin

Nëse je në prag të fejesës, atëherë urime! Është një ndjesi e veçantë që të bën shumë të lumtur. Megjithatë, edhe çiftet e lumtur kanë situata stresuese. Duhet ta kuptosh se si e menaxhon ai stresin dhe cilat janë argumentet që përdor gjatë një situate të pakëndshme. Është ok nëse nuk bie dakord ndonjëherë, por nuk është mirë të rrëmbehesh nga nervozizmi.

Si dhe ku do të jetojë

Kjo varet nga çiftet, por shumë partnerë ndoshta nuk mund të jetojnë bashkë pasi fejohen – ose edhe pak para martesës. Ti duhet të dish në cilat kushte do të jetoni ju të dy pas fejese, bashkë apo të ndarë. Më vonë, këto biseda do të bëhen problematike pasi të jesh mësuar me një situatë të cilën e ke të vështirë ta ndryshosh.