Pas 14 vitesh në ekran, zonja Tefta lë stafetën: Po largohem sepse duhet të… – AlpeGossip
Pas 14 vitesh në ekran, zonja Tefta lë stafetën: Po largohem sepse duhet të…

Pas 14 vitesh në ekran, zonja Tefta lë stafetën: Po largohem sepse duhet të…

Ajo na ka shoqëruar të gjithëve për 14 vite me radhë në ekranin shqiptar me emisionet e saj të gatimit. E njohur ndryshe si “Zonja Tefta”, Tefta Panagoja ka lajmëruar të gjithë shikuesit ditën e sotme se daljeve të saja në ekran i ka ardhur fundi.

“Kam 70 vite mbi kurriz. 14 vite me këtë emision, me shumë pasion, me shumë përkushtim, me shumë mirënjohje për të gjithë ata që më kanë ndjekur. Kështu që vjen dita që duhet të lësh stafetën. Duhet të jem nën kujdesjen e bebit që më vjen së shpejti.”- tha ajo gjatë puntatës së sotme të emisionit “Rreze dielli”.

Tefta ka lajmëruar se dita e nesërme do të jetë dita e fundit e daljes së saj në ekran. Kujtojmë se ajo e filloi karrierën e saj të gjatë me emisionit e parë të gatimit tek ‘Telenorba’ dhe që atëherë ju përkushtua kulinarisë dhe ndau me publikun shqiptar recetat e shumëllojshme të gatimeve të saj.