Së shpejti do të bëhet baba por për nënën e tij ngelet fëmijë! Bes Kallaku tregon “sekretin” e tij (FOTO) – AlpeGossip
Së shpejti do të bëhet baba por për nënën e tij ngelet fëmijë! Bes Kallaku tregon “sekretin” e tij (FOTO)

Së shpejti do të bëhet baba por për nënën e tij ngelet fëmijë! Bes Kallaku tregon “sekretin” e tij (FOTO)

Aktori shqiptar i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe prej disa kohësh ata kanë treguar se do të bekohen me një vajzë.

Por edhe pse së shpejti Besi do të bëhet baba duket se mamaja e tij e konsideron akoma të vogël sa për t’i uruar festën e fëmijëve “1 Qershorin”.

Vetë aktori e ka zbuluar këtë gjë me sensin e humorit që e karakterizon nëpërmjet një fotoje të vjetër në Instagram me të emën.

“Gezuar 1 qershorin. Një Zot e di se kur do vijë dita që të mos ma urojë mamaja këtë ditë” – ka shkruar Besi krahas fotos së publikuar.