Gjithmonë e më shumë në SHBA po rriten rastet e njerëzve të infektuar me HIV/AIDS pas ndërhyrjeve estetike, por situata duket alarmante edhe në vendin tonë.
Dermatologia shpjegon se nuk mjafton një ambjent luksoz dhe teknologji të viteve të fundit, për aq kohë sa këto qendra nuk janë të certifikuara.
Nëpërmjet injektimeve, po përhapen gjithnjë e më tepër sëmundje infektive si hepatiti apo HIV/AIDs, dhe po shtohen raste të dëmtimeve të parikuperueshme në trup.
Në të tilla raste, zgjidhja e duhur është të zgjedhurit një klinikë të certifikuar, me kushte të përshtatshme për këto ndërhyrje delikate, pasi në të kundërt vendosin në rrezik jetën e shqiptarëve.