“KUR JAM KTHYER NGA GJERMANIA…”/ Tan Brama flet për punën e tij në filmat me pullë të kuqe – AlpeGossip
“KUR JAM KTHYER NGA GJERMANIA…”/ Tan Brama flet për punën e tij në filmat me pullë të kuqe

“KUR JAM KTHYER NGA GJERMANIA…”/ Tan Brama flet për punën e tij në filmat me pullë të kuqe

Tan Brama ishte i ftuar ditën e sotme në “Pardon My French”, në Top Albania Radio, ndërsa zbuloi më shumë lidhur me eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”, ‘followersat’ në Instagram që bënë aq shumë bujë, punën e tij si përkthyes i filmave me pullë të kuqe dhe shumë të tjera.

Përkthimi i filmave me pullë të kuqe padyshim që bëri shumë bujë në media dhe balerini tregoi se kur nisi kjo punë dhe a do ta përsëriste sërish nëse do t’i ofrohej.

“Në vitin 2004 sa jam kthyer nga Gjermania. Patjetër që do e bëja prapë”, tha ai.

4 milion ndjekësit e balerinit në Instagram padyshim që tërhoqën shumë vëmendjen e njerëzve duke menduar nuk janë real, vetë Tan Brama në fakt zbuloi diçka…

“Kur i kishte 2 milion ndjekës Enca, uau Enca me ndjekës arabë, andej- këndej. Kujdesen dy shokë për Instagramin tim, ma menaxhojnë mirë. (qesh) Unë bëj dhe workshop-e, njoh shumë njerëz”, tha ai.