Moderatori i njohur shqiptar Ardit Gjebrea ka ndarë me fansat një moment tepër të vecantë për të dhe familjen e tij.
Shtëpinë e tij e ka vizituar së fundmi Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe për këtë Arditi shprehet mjaft i emocionuar.
“Zoti është dashuri” – mesazhi që përcolli sot në familjen time Kryepeshkopi Anastas.
Mirënjohje pafund për kohën që kaluam bashkë.
Ndihemi të bekuar!”, është mbishkrimi i fotove në të cilat shprehet qartazi gëzimi i Arditit dhe i familjes së tij.