GJËRAT BËHEN EDHE MË SERIOZE/ Cozman nis me pushimet me të dashurën dhe familjen (FOTOT) – AlpeGossip
GJËRAT BËHEN EDHE MË SERIOZE/ Cozman nis me pushimet me të dashurën dhe familjen (FOTOT)

GJËRAT BËHEN EDHE MË SERIOZE/ Cozman nis me pushimet me të dashurën dhe familjen (FOTOT)

Para pak kohësh reperi Cozman i surprizoi të gjithë teksa konfirmoi lidhjen e tij të re me një brune seksi, me të cilën pozoi në rrjete sociale. Një vajzë e quajtur Fjolla, që është partnerja e reperit, porstoi në foto me Cozman dhe ky i fundit e ripostoi në llogarinë e tij.

Pasi e bënë publike marrëdhënien, Cozman filloi të publikonte të tjera imazhe dhe video romantike duke treguar se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me Fjollën. Madje gjërat mes dyshes janë bërë shumë serioze dhe lidhja është konsoliduar plotësisht.

Cozman ka zbuluar së fundmi se ka nisur pushimet në jug të Shqipërisë me partneren e tij dhe familjarë të tjerë. Ai ka postuar në Instagram disa foto dhe video nga pushimet, në të cilat shihet Fjolla dhe të afërmit e reperit. Siç duket ata janë njohur edhe me familjet e njëri-tjetrit dhe tashmë na mbetet të presim për një zyrtarizim të marrëdhënies edhe ligjërisht.

Ndërkohë deri më tani reperi nuk ka ndarë shumë detaje për këtë lidhje të re. E vetmja gjë që dinë fansat për partneren e tij është se ajo punon si grimiere dhe tani jemi të gjithë në pritje që Cozman të tregojë diçka më shumë për këtë histori dashurie.