Moderatorja shqiptare, Genta Cana do i japë fund beqarisë këtë muaj me një dasmë që siç ka deklaruar edhe vetë ajo, pritet të jetë madhështore.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Genta ka treguar se fustani i saj do të jetë shumë glamuroz, me një bisht 18 metra të gjatë.
Dasma do të mbahet në 24 prill dhe do të jenë mbi 300 të ftuar.
Kujtojmë që Genta është shtatzënë për herë të parë, lajm të cilin e zbuluan mediat pasi moderatorja preferoi ta mbajë të fshehtë muajt e parë.