”IK O NAILE MOS U NGATËRRO…”/ Ana Lika i kthehet keq komentueses së saj (FOTO) – AlpeGossip
”IK O NAILE MOS U NGATËRRO…”/ Ana Lika i kthehet keq komentueses së saj (FOTO)

”IK O NAILE MOS U NGATËRRO…”/ Ana Lika i kthehet keq komentueses së saj (FOTO)

Aktorja Ana Lika është shumë aktive në rrjetin social të instagramit. Profili i saj është i mbushur nga foto që pasqyrojnë përditshmërinë, pushimet e të tjera.

Mirëpo postimet e saj jo gjithmonë marrin komente pozitive, ka ndjekës që shkruajnë komente aspak të pëlqyera nga aktorja, e për këtë arsye dhe ajo reagon.

Së fundmi Ana ka ndarë një foto në Instagram, ku shfaqet tepër thjeshtë, siç tregon dhe përshkrimi i saj “Ujë, sapun dhe pak e enjtur nga gjumi.” Një ndjekëse e saja i ka komentuar duke e ironizuar “Popo ujë, sapun, pak botoks dhe pak vetull tatu”. Sigurisht që aktorja nuk e ka pritur fare mirë këtë koment dhe i është kundërpërgjigjur duke i thënë :

“Po pra po se lekët t’i kam marrë ty edhe për botoxin dhe për vetullat tattoo dhe të kam prishë llogarin e shtëpis. Ti ik mos u ngatrro me botoxin, se ti botoxi dhe vetullat tatoo jeni vite drit larg nga njera tjetra . Ps : kam dhe hunden operacin plastik kam dhe floket e lyera dhe mbi te gjitha edhe gjurin se kam timin e kam ber operacion apo kjo nuk quhet ?! Puc.”