DOLI NË PROTESTË/ Arrestohet modelja që çmendi shqiptarët (FOTO) – AlpeGossip
DOLI NË PROTESTË/ Arrestohet modelja që çmendi shqiptarët (FOTO)

DOLI NË PROTESTË/ Arrestohet modelja që çmendi shqiptarët (FOTO)

Me pozat provokuese dhe ato ku shfaqet komplet lakuriq, ajo është kthyer në një nga modelet më të komentuara nga mediat botërore, por edhe ato shqiptare pasi Emily Ratajkowski tashmë njihet dhe pëlqehet shumë edhe nga publiku shqiptar. Modelja dhe aktorja Amy Schumer janë midis më shumë se 300 personave të arrestuar të enjten në protestat ndaj kandidatit të Gjykatës së Lartë Brett Kavanaugh.
Qindra njerëz u mblodhën në ndërtesën e senatit amerikan për të kundërshtuar vendimin e Donald Trump për kandidimin e Brett Kavanaugh në Gjykatën Supreme, pasi tre gra e akuzuan atë për ngacmim seksual. Schumer dhe Ratajkowski ishin pjesë e protestës.

“Sot u arrestova se protestova kundër kandidimit të Brett Kavanaugh, një njeri i akuzuar sulmeve seksuale. Burrat që lëndojnë gratë nuk mund të vendosen në pozita të pushtetit “, tha Ratajkowski.