"ISHTE SHUMË QEJF TË JESH NË..."/ Era dhe Nora tërheqin gjithë vëmendjen në koncertin në Greqi (FOTO+VIDEO) - AlpeGossip
“ISHTE SHUMË QEJF TË JESH NË…”/ Era dhe Nora tërheqin gjithë vëmendjen në koncertin në Greqi (FOTO+VIDEO)

“ISHTE SHUMË QEJF TË JESH NË…”/ Era dhe Nora tërheqin gjithë vëmendjen në koncertin në Greqi (FOTO+VIDEO)

Dy këngëtaret e njohura shqiptare, Era dhe Nora Istrefi kanë performuar sot në një koncert në Greqi. Motrat kanë tërhequr shumë vëmendjen me veshjet e tyre ekstravagante dhe të kombinuara me njëra-tjetrën.

Era u shfaq e veshur me pantallona të bardha me dizajn rozë, bluzë tyli dhe atlete ndërsa Nora me një fustan me të njëjtin dizajn si Era.

Këngëtaret u shoqëruan nga dy balerina të veshura me ngjyra fosforeshente.

“Athina faleminderit që na pritët”, ka shkruar Era në Instagram.

“Motër, ishte shumë qejf të jesh në një skenë me ty për herë të parë”, ka komentuar Nora.