5 VITE MË VONË/ Fatma Methasani largohet nga INTV dhe nuk i vëmë faj – AlpeGossip
5 VITE MË VONË/ Fatma Methasani largohet nga INTV dhe nuk i vëmë faj

5 VITE MË VONË/ Fatma Methasani largohet nga INTV dhe nuk i vëmë faj

Ditët e fundit është përfolur se moderatorja Fatma Methasani do largohet nga INTV, televizioni në të cilën që prej vitit 2014 drejtonte emisionin “Fun day”.

Sipas “Iconstyle”, Fatma ka refuzuar të rinovojë kontratën me INTV, që prej qershorit të këtij viti.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse Fatma e ka marrë këtë vendim për të shijuar privatisht shtatzëninë, do largohet përfundimisht nga ekrani apo do e shohim diku tjetër.

Vetë Fatma ka preferuar të mos reagojë as lidhur me lajmet për karrierën dhe as mbi lajmet e shtatzënisë.