MBYLLI XHIRIMET E ”I LOVE TROPOJA”/ Ermal Mamaqi nis punët për filmin e ri – AlpeGossip
MBYLLI XHIRIMET E ”I LOVE TROPOJA”/ Ermal Mamaqi nis punët për filmin e ri

MBYLLI XHIRIMET E ”I LOVE TROPOJA”/ Ermal Mamaqi nis punët për filmin e ri

Vetëm pak ditë më parë Ermal Mamaqi përfundoi xhirimet së bashku me kastin e gjerë të aktorëve për filmin “I love Tropoja”. Ditën e fundit të xhirimeve ata e kaluan duke festuar dhe pavarësisht se puna ishte vërtet e lodhshme duket se Ermali nuk do të ndalet në realizimin e projekteve të reja.

Ditën e sotme ai ka zbuluar se po bëhet gati për xhirimet e një filmi tjetër. Ermali ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet përpara disa kamerave dhe përmes saj ka treguar se ndodhet në Amsterdam. Mamaqi nuk ka zbuluar asnjë detaj për këtë projekt të ri filmik, por mesa duket edhe për të do të realizohet një punë kolosale.

Pak javë më parë Ermali deklaroi se nuk do të shfaqej këtë sezon televiziv si moderator i “Xing me Ermalin”, duke u fokusuar më shumë në fushën e kinematografisë dhe marketingut. Mamaqi i ka të gjitha planet e tij të qarta, ndaj nuk do të ishte çudi nëse do të shihnim disa projekte filmike të njëpasnjëshme të realizuara prej tij. Kujtojmë se në fund të muajit mars Ermal Mamaqi prezantoi premierën e filmit “2 gisht mjaltë”, ku protagonistë ishte vetë ai dhe Elvana Gjata. Ky film u pëlqye shumë nga publiku dhe për muaj me radhë thyeu rekorde shitjesh në kinematë shqiptare.