“SHUMË KURIOZITET PËR…”/ Arbana Osmani zbulon për herë të parë portretin e Diellit në rrjetet sociale (FOTO) – AlpeGossip
“SHUMË KURIOZITET PËR…”/ Arbana Osmani zbulon për herë të parë portretin e Diellit në rrjetet sociale (FOTO)

“SHUMË KURIOZITET PËR…”/ Arbana Osmani zbulon për herë të parë portretin e Diellit në rrjetet sociale (FOTO)

Vogëlushi Diell i Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt erdhi në jetë në tetor të vitit 2020. Deri më sot, Arbana ishte treguar shumë e rezervuar rreth tij, duke i kursyer pozat në rrjete sociale.

Pak ditë më parë, teksa ndjekësit e pyetën se kur do ta tregonte portretin e Diellit, ajo u përgjigj: “Shumë kuriozitet për një bebe që s’ka arsye pse të jetë në rrjetet sociale një herë për njëherë. Nëse kur të rritet do na kërkojë vetë (si Joni) ndoshta”.

Mirëpo, duket se Arbana nuk i ka rezistuar dot tundimit dhe ka publikuar në Instagram një foto ku portreti i vogëlushit duket shumë qartë në profil. Njekësit kanë komentuar se i vogli duket fiks si Joni.