“BARBIE” KUDO/ Adrola Dushi dhe Samanta Karavella përqafojnë trendin më IN të momentit, kujt i shkon më shumë? – AlpeGossip
“BARBIE” KUDO/ Adrola Dushi dhe Samanta Karavella përqafojnë trendin më IN të momentit, kujt i shkon më shumë?

“BARBIE” KUDO/ Adrola Dushi dhe Samanta Karavella përqafojnë trendin më IN të momentit, kujt i shkon më shumë?

Asgjë nuk shkon së bashku si ngjyrat e ndezura dhe stili veror, kështu që nuk është për t’u habitur që stilistët, të famshmit dhe fashionistet janë kokë e këmbë për trendin më të fundit të Internetit: Barbiecore. Trendi i ndritshëm dhe i guximshëm, argëtues dhe femëror po pushton pistat, TikTok dhe rrugët.

E duket se edhe Adrola Dushi dhe Samanta Karavella kanë shije të njëjta ku bëhet fjalë për veshjet dhe kanë përqafuar të parat këtë trend. Dy vajzat janë shumë ‘stylish’ dhe ndjekin trendet e fundit të modës, sikurse kemi parë në rrjetet sociale apo në daljet e tyre televizive.

Së fundmi, ato kanë qenë në një mendje rreth veshjes së tyre. Ato janë shfaqur në rrjetet sociale me të njëjtin fustan pink latex. Të dyja kanë zgjedhur një fustan në versionin me rripa, të shkurtër dhe që u tregon linjat perfekte.

Këngëtarja e ka shoqëruar veshjen me një palë taka rozë me platformë të lartë, kurse Adrola me sandale ngjyrë argjendi.

 

Po ashtu, modelja e ka shoqëruar në një dalje tjetër me një këmishë të bardhë dhe atlete Nike.