Luca Geri, konkurenti i fundit i puntatës së 12-të të “Chi vuol essere milionario?“ ( kush do që të jetë milioner) ishte protagonist i një momenti që do të mbetet në historinë e quiz-eve të Canale 5, si për faktin që ishte shumë I përgatitur duke i lënë kështu mbresa të gjithëve, ashtu edhe për lotët që bëri Gerry Scottin të derdhë.
Ndihma e moderatorit ndikoi që ai të fitonte 30 mijë euro. Djaloshi që studion për inxhinjeri I kaloi me lehtësi shumë prej pyetjeve të para, duke nisur nga logjika e deri tek Winson Churchill.
Por kur mbërriti tek pyetja 15 mijë euroshe, ai pati nevojë për ndihmë dhe Gerry ia dha, duke i sugjeruar atë që më pas do të rezultonte përgjigja e duhur. Fakti që i riu, I cili e meritonte plotësisht atë cmim, arriti ta merrte, e preku shumë Gerry-n, qe në fund tha për Luca-n se ishte një prej konkurentëve më të mirë që ka pasur ndonjëherë.