"KURRË S'KAM ULUR DIKË MË POSHTË!"/ Stresi kujton momentin më të vështirë dhe ka diçka për të thënë - AlpeGossip
“KURRË S’KAM ULUR DIKË MË POSHTË!”/ Stresi kujton momentin më të vështirë dhe ka diçka për të thënë

“KURRË S’KAM ULUR DIKË MË POSHTË!”/ Stresi kujton momentin më të vështirë dhe ka diçka për të thënë

Pas tragjedisë së tërmetit, reperi i njohur Stresi ishte një ndër personazhet e famshme që ndihmoi më shumë dhe iu gjend pranë njerëzve në nevojë.

Dhe dy muaj pas tij, reperi ka publikuar një video nga momentet që kaloi me njerëzit e prekur nga tërmeti, të cilëve u dha një mesash me vlerë.

Ai shkruan në Instagram se nuk ka ulur kurrë dikë poshtë vetes, pasi në këtë situatë jemi të gjithë të barabartë.

Stresi tregon sesi njerëzit shpesh herë e pyesnin nëse ishte vërtet ai reperi dhe ai qeshte me pyetjet e tyre dhe iu përgjigjej se të gjithë jemi njësoj përballë tragjedive të tilla të mëdha.

“Kurrë në jetë s’kam kërkuar të jem më sipër se dikush, thjesht kam ecur sipas mënyrës time në jetë . Por kurrë nuk bëra diçka që të ul dikë më poshtë, ndaj ne ishim të barabartë. Më pyesnin me thoshin njerëzit kur me vizitonin në lagje e më pyesnin : a je ti kryetari i bandës, a je ti kryesori , qeshja në sytë e tyre e shokëve te mi i thosha na jemi krejt të barabartë shokuuuu . Dhe ata që ndihmuam të gjithë në mënyrë të barabarte sepse kur je i tillë mbijeton për shumë kohë . 🙏🙏🙏🙏 Bb4life”, shprehet reperi i njohur.

Aktualisht reperi i është rikthyer punës me projektet e reja muzikore, pasi ashtu siç është shprehur Stresi, vera do të jetë e tij!