Emocionuese! Babai i vdekur sapo i tregoi gjininë e bebit kësaj gruaje (Video) – AlpeGossip
Emocionuese! Babai i vdekur sapo i tregoi gjininë e bebit kësaj gruaje (Video)

Emocionuese! Babai i vdekur sapo i tregoi gjininë e bebit kësaj gruaje (Video)

Një grua ka mësuar gjininë e bebit të saj nga një surprizë që i përgatiti i shoqi. Ishte zëri i babait të vdekur që i thoshte se Jenny ishte në pritje të një vajze.
Gruaja e videos virale, Jennifer
Muajt e shtatzënisë janë periudha më e ndjeshme dhe më e ëmbël gjatë jetës së një gruaje. Çdo moment ajo e përjeton në një mënyrë të veçantë, dhe sidomos kur mëson gjininë e bebit.

Jenniferi e mori vesh në mënyrën më surprizuese të mundshme. I shoqi i përgatiti një surprizë, ku bashkoi në një regjistrim, zërin e babait të saj të vdekur. Videoja u bë virale dhe e postoi vajza e madhe e gruas shtatzënë.

“Mami im është shtatzënë dhe nuk donte ta dinte gjininë derisa babi im zbuloi një mënyrë fantastike për t’ja thënë. Bashkoi zërin e gjyshit që s’jeton më dhe i dha lajmin e bukur,”- shkruan ajo krahas videos në Twitter.

“Kjo ishte mënyra më e veçantë që mendova për të të thënë gjininë e fëmijës tonë. S’do ta bëja pa një ndihmë të vogël,”- dëgjohet të thotë i shoqi më pas vazhdon regjistrimi i sajuar,- “Çkemi Jenny, jam unë babai yt, është një vajzë.” Menjëherë Jenny ka shpërthyer në lot!