SA PAGUHET PËR NJË MBRËMJE MUZIKORE? Enca po i thotë “troç” të gjitha (VIDEO) – AlpeGossip
SA PAGUHET PËR NJË MBRËMJE MUZIKORE? Enca po i thotë “troç” të gjitha (VIDEO)

SA PAGUHET PËR NJË MBRËMJE MUZIKORE? Enca po i thotë “troç” të gjitha (VIDEO)

Personi më i ndjekur në Instagram në mesin e shqiptarëve dhe njëra nga vajzat më në zë të showbizit shqiptar.

“Boom-in” e karrierës e pati vite më parë kur publikoi këngën e saj “A po t’pëlqen”, dhe sigurisht tani Enca Haxhia është ndër këngëtaret më të paguara të skenës shqiptare.

E ftuar mbrëmë në  në Klan Kosova, gjatë lojës “Haje ose Thuaje”, ajo u pyet se sa para merr për një mbrëmje muzikore.

“Varet nëse është koncert, apo mbrëmje private dhe ku është. Çmimi dallon”, ka thënë Enca, duke mos dhënë një shifër të saktë të pagesës që merr nga muzika.

Ajo po ashtu ka folur edhe për mosmarrëveshjet me Noizyn, me të cilin dikur kishte marrëdhënie të ngushtë profesionale.