Marrëdhënie seksuale pas martese/ Këta janë të Vipa-t që e kanë respektuar “traditën” (FOTO) – AlpeGossip
Marrëdhënie  seksuale pas martese/ Këta janë të Vipa-t që e kanë respektuar “traditën” (FOTO)

Marrëdhënie seksuale pas martese/ Këta janë të Vipa-t që e kanë respektuar “traditën” (FOTO)

Ndoshta, dikur ishte e ndaluar që të kaloje në akt seksual para lidhjes martesore. Tashmë, shumica e vendeve nëpër botë jo vetëm që nuk e imagjinojnë një kusht të tillë, por po shohim gjithnjë e më shumë lëvizje mbi të drejtat seksuale e gjithçka tjetër. Megjithatë, ka dhe nga ata të cilët i mbeten besnik një mendimi të tillë.

Disa orientohen prej besimit fetar, për të tjerë mbetet çështje zgjedhje…E kur flasim për tema të tilla, menjëherë eleminojmë nga mendja yjet hollivudianë, pasi sipas opinionit të përgjithshëm, emrat e të famshmëve përfaqësojnë lirinë e plotë, jetën rebele dhe natyrën moskokëçarëse. Nga ana tjetër, jo të gjithë janë njësoj, as kur vjen puna tek një tematikë të kësaj natyre.

Ndoshta të gjithë habiten kur mësojnë se Adriana Lima nuk e ka humbur virgjërinë deri në martesën e parë. Miranda Kerr dhe Evan Spiegel, ndonëse me eksperienca në romanca të mëparshme, pritën ditën e dasmës për ta çuar marrëdhënien në një hap më tej. Tina Fey, Hilary Duff e shumë personazhe të tjerë do t’i gjeni në listën e mëposhtme dhe po, nuk keni faj nëse mbeteni gojëhapur!

JESSICA SIMPSON
ADRIANA LIMA
MARIAH CAREY DHE NICK CANNON
MIRANDA KERR DHE EVAN SPIEGEL