Fansi bukurosh ja heq trurin Encës, këngëtarja i lë takim: Më prit vetëm po të jesh… (FOTO) – AlpeGossip
Fansi bukurosh ja heq trurin Encës, këngëtarja i lë takim: Më prit vetëm po të jesh… (FOTO)

Fansi bukurosh ja heq trurin Encës, këngëtarja i lë takim: Më prit vetëm po të jesh… (FOTO)

Këngëtarja e mirënjohur e hitit ‘Dua’, Enca Haxhia, është gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes së portaleve, duke u përfolur për çdo projekt të ri dhe çdo veprim të sajin.

Me postimet e saj në ‘Instagram’, ajo komentohet pafund nga fansat, mes të cilëve disa e lavdërojnë e disa i bëjnë kritika. Mirëpo një koment i çuditshëm është vënë re në foton e postuar së fundmi nga Enca.

Ajo shfaqet me bikini lejla bregut të detit, teksa po shijon motin me diell dhe dallgët që përplasen në breg. Ndërkohë një fans i saj i ka lënë një koment paksa qesharak, duke i thënë të mos lahej më, por të bëhej gati sepse po e priste.


“Boll u lave, bëhu gati nesër t’pres te Astoria”- i shkroi ai Encës.

Siç e shohim këngëtares i ka rënë në sy komenti i tij dhe ju ka përgjigjur menjëherë:
“Më prit veç po t’jesh ky në foto”- ka shkruar ajo me shaka.

Shohim se në foton e profilit të fansit është një model i huaj, ndaj dhe Enca ka reaguar me humor duke i dhënë një përgjigje të tillë fansit të saj.